“Jemeni lëshoi një raketë”, ushtria izraelite: U rrëzua nga forcat tona ajrore - Gazeta Express
string(74) "jemeni-leshoi-nje-rakete-ushtria-izraelite-u-rrezua-nga-forcat-tona-ajrore"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 8:48

“Jemeni lëshoi një raketë”, ushtria izraelite: U rrëzua nga forcat tona ajrore

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 8:48

Ushtria izraelite deklaroi këtë të martë se ka pritur një raketë nga Jemeni.

Ushtria tha në një deklaratë se sulmi me raketa shkaktoi aktivizimin e sirenave në disa zona të vendit.

Ushtria tha se raketa u rrëzua nga forcat ajrore dhe nuk raportohet për të lënduar.

Ende nuk ka koment të menjëhershëm nga grupi Houthi në Jemen pas deklaratës së Izraelit.

Që nga nëntori i vitit 2023, Houthit kanë kryer sulme me raketa dhe dronë ndaj objektivave izraelite dhe kanë synuar anijet tregtare në Detin e Kuq, Gjirin e Adenit dhe Detin Arabik në mbështetje të palestinezëve në Gaza.