Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë mëngjes pamje nga Parku Arkeologjik Nënujor i Durrësit, një prej pasurive kulturore më të rralla në vend.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama ka vlerësuar këtë trashëgimi nënujore, duke shkruar:
“Çdo amforë rrëfen e çdo valë mbart një kujtim të lashtë.”
Publikimi vjen në kuadër të nismave të qeverisë për promovimin e turizmit kulturor dhe arkeologjik, si pjesë e strategjisë për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri.