Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër - Gazeta Express
string(74) "babai-perdhunon-vajzen-e-tij-12-vjecare-nena-te-marre-denimin-me-te-ashper"

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 8:17

Babai përdhunon vajzën e tij 12-vjeçare, nëna: Të marrë dënimin më të ashpër

Lajme

Gazeta Express

02/07/2025 8:17

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Sheqishtë të Patosit, ku Policia ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur të moshës 12-vjeçare.

Shtetasi i arrestuar është, Zamir Meta, personi që shihni në foton e mësipërme.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.

Në një prononcim për mediat nëna e vajzës rrëfen mes lotësh se si vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe kishte shkuar tek fqinji pasi ishte përdhunuar nga babai.

Ajo pohon gjithashtu se vajza është abuzuar sistematikisht që në moshën 5- vjeçare, por nuk ishte në dijeni.

Ndërkohë 30- vjeçarja në këtë situatë të rëndë, ka mbetur mes 4 rrugëve. Ajo është nëna e 7 fëmijëve dhe nuk ka asnjë të ardhur financiare, pasi bashkëshorti ishte personi i vetëm që punonte në familje. Mes lotësh apelon për dënim të ashpër për bashkëshortin dhe për ndihmë nga institucionet.

12-vjeçarja në prani të psikologes ka pohuar se është përdhunuar nga babai i saj dhe ka qenë abuzim sistematik që në moshën 5- vjeçare.

Babai i të miturës ka pranuar se ka abuzuar seksualisht me vajzën, por sipas tij ka ndodhur vetëm një herë.