Sezoni i ri i La Ligas, zbulohen datat e "El Clasicos" - Gazeta Express
string(51) "sezoni-i-ri-i-la-ligas-zbulohen-datat-e-el-clasicos"

Futboll

Gazeta Express

02/07/2025 8:20

Sezoni i ri i La Ligas, zbulohen datat e “El Clasicos”

Futboll

Gazeta Express

02/07/2025 8:20

Ekipet e La Ligës spanjolle i kanë mësuar emrat e kundërshtarëve në edicionin e ri të garave.

Sezoni i ri i kampionatit spanjoll do të nisë më 17 e 18 gusht, ndërsa pritet një garë mjaft e nxehtë, shkruan”Gazeta Express”.

Barcelona do ta nisë mbrojtjen e titullit të kampiones si mysafire e Mallorcës së Vedat Muriqit.

Ndërkaq, Real Madridi, një pretendent i përhershëm për titull kampioni, në xhiron e parë do t’i bëjë konak Osasunës.

Por, ajo që ju intereson më së shumti tifozëve të futbollit është “El Clasico”, që konsiderohet si ndeshja më e madhe në planet.

Reali dhe Barça do ta kenë përballjen e parë në xhiron e 10-të, më saktësisht në “Santiago Bernabeu” më 26 tetor.

Kurse, “El Clasico” e dytë e zjarrtë mes të përzgjedhurve të trajnerit Hansi Flick dhe të atyre të trajnerit të ri madrilen, Xabi Alonso, do të luhet në “Camp Nou” në xhiron e 35-të më 10 maj të vitit 2026.

Kjo ndeshje madje mund të jetë përcaktuese për titull të kampionit, kur dihet se këto dy ekipe do të garojnë mes vete për titullin e më të mirit në kampionatin spanjoll – La Liga deri në xhirot e fundit të sezonit 2025/26. /Gazeta Express