Milani shfaqet me ofertë të re për Jasharin, e cila mund të arrijë deri në 38 milionë euro - Gazeta Express
string(89) "milani-shfaqet-me-oferte-te-re-per-jasharin-e-cila-mund-te-arrije-deri-ne-38-milione-euro"

Futboll

Gazeta Express

02/07/2025 9:06

Milani shfaqet me ofertë të re për Jasharin, e cila mund të arrijë deri në 38 milionë euro

Futboll

Gazeta Express

02/07/2025 9:06

Milani është shfaqur mbrëmë me një ofertë të re për Ardon Jasharin.

Oferta e re e “Rossoneri” për yllin shqiptar është 32.5 milionë euro, e cila me bonuse mund ta kapë shifrën e 38 milionë eurove, njofton gazetari sportiv italian dhe njëherësh eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano, përcjell “Gazeta Express”.

Interesim për yllin shqiptar krahas Milanit kanë shfaqur edhe Borussia Dortmund, Manchester United, Manchester City, Paris Saint-Germain e Bayer Leverkusen.

Mirëpo, prioritet total i 22 vjeçarit është klubi Kuqezi.

Tash, topi është tek Club Brugge, i cili e mban kartonin e futbollistit.

Paraprakisht, belgët i kërkonin 40 milionë euro për futbollistin më të mirë të vitit në Belgjikë.

Në sezonin 2024/25, futbollisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut i ka zhvilluar 52 ndeshje dhe i ka shënuar 4 gola dhe i ka bërë 6 asistime me ekipin belg.

Vlera në treg e kartonit të Jasharit është 32 milionë euro, sipas faqes së specializuar për vlerësimin e futbollistëve – Transfermarkt.

Jashari ishte transferuar në Club Brugge vitin e kaluar nga Luzerni për 6 milionë euro dhe kishte nënshkruar me klubin belg deri në qershor të vitit 2029.

Jashari është sot njëri prej futbollistëve më të mirë shqiptarë.

Krahas tij, drejtori sportiv i Milanit, Igli Tare ia ka vënë syrin edhe shqiptarit tjetër Granit Xhaka, i cili qe dy vjet po luan me plot sukses në Gjermani me Bayer Leverkusenin. /Gazeta Express