Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët - Gazeta Express
string(82) "murati-nga-sot-ka-filluar-mbulimi-i-kostos-se-polices-kufitare-per-bashkatdhetaret"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 20:12

Murati: Nga sot ka filluar mbulimi i kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 20:12

Miministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se nga sot ka filluar zbatimi i mbulimit të kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje.

Ai ka thënë se polica 1-mujore e sigurimit përfshuin të gjitha automjetet deri në 9 pasagjerë.

“Nga sot, 1 korrik, ka filluar zbatimi i mbulimit të kostos së policës kufitare për bashkatdhetarët që vijnë në vendlindje. Polica 1-mujore e sigurimit për të gjitha automjetetet deri në 9 pasagjerë mund të merret  falas në të gjitha pikat kufitare hyrëse. Mirë se vini në Kosovë”, ka thënë Murati. /Gazeta Express