Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Muharrem Jashari do të vazhdojë rrugëtimin në futbollin ukrainas.
Jashari i ka besuar projektit të LNZ Cherkasyt, dhe ka vendosur të nënshkruajë rinovimin me klubin.
Ai ka nënshkruar kontratë të re, trivjeçare, e cila e mbanë në klub deri në vitin 2028.
Sezonin e kaluar, Jashari u shpallë futbollisti më i mirë i skuadrës ukrainase.
Jashari u transferua në Ukrainë pas aventurës me Dritën, teksa në futbollin kosovar i njohur u bë me Trepçën ’89./GazetaExpress/