Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, iu është përgjigjur BE-së dhe ambasadave të huaja të cilat i kanë kërkuar të mos marrë veprime të njëanshme lidhur me ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, shkruan Gazeta Express.
Kurti pasi ka vendosur du gurthemelet e urave, ka thënë se është kryeministër i Kosovës dhe se të gjitha veprimet po i bëjnë në përputhje me planet dhe në bazë të ligjit.
“Unë jam kryeministër i Kosovës. Këta janë ministra të Kosovës. Janë kryetar të Komunave të Kosovës. Gjithçka që bëjmë është në përputhje me planet tona, sipas ligjit dhe për të mirën e të gjithë qytetarëve”, ka thënë Kurti.
Ai tutje ka thënë se ata që kanë dilema, mund ta kontaktojnë Qeverinë e Kosovës për të marrë shpjegime.
“Ata që kanë dilema, lirisht mund të na kontaktojnë dhe ua shpjegojmë me përpikmëri dhe durim”, ka thënë Kurti./GazetaExpress/