Nga ora 17:00 pritet të nisë ceremonia e hedhjes së gurthemeleve për dy ura mbi lumin Ibër në Mitrovicë, paralelisht me atë kryesoren.
Atje janë dërguar bagerët, ndërsa kanë shkuar kryeministri në detyrë, Albin Kurti, e anëtarë tjerë të qeverisë.
Pas vendosjes së gurthemeleve, Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se do të ketë prononcim të përbashkët për media.