Kostoja për dy urat mbi Ibër 3 milionë euro, Qeveria Kurti dha tender të negociuar - Gazeta Express
string(81) "kostoja-per-dy-urat-mbi-iber-3-milione-euro-qeveria-kurti-dha-tender-te-negociuar"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 17:05

Kostoja për dy urat mbi Ibër 3 milionë euro, Qeveria Kurti dha tender të negociuar

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 17:05

Sot nga qeveria është njoftuar se kryeministri në detyrë do të vë gurthemelet e dy urave që u paralajmëruan të ndërtohen  në Mitrovicë kjo pavarësisht se nga BE-ja, Albin Kurtit i bënë thirrje për përmbajtje dhe mos marrjen e vendimeve të tilla.

E në lidhje me këtë qeveria Kurti sot ka nënshkruar një tender të negociuar hiq më pak se 3 milionë euro.

Kontrata e quajtur “Ndërtimi i mbikalimeve (urave) për këmbësorë dhe automjete në Mitrovicë” është publikuar sot në E-prokurimi ndërsa është nënshkruar dje me 30 qershor.

Sipas detajeve të kontratës tenderi pa iu nënshtruar konkurrencës iu dha kompanisë “EUROKOS HOLDING” SH.P.K.

Vlera e kontratës është saktësisht 2,999,628.18, bazuar në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës të publikuar në platformën e-prokurimi, shkruan Gazeta Infokus.

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar se sot do të vendoset edhe gurthemeli i urave në orën 17:30.