Ardian Ismajli ia jep lamtumirën emocionuese Empolit - Gazeta Express
string(52) "ardian-ismajli-ia-jep-lamtumiren-emocionuese-empolit"

Futboll

Gazeta Express

01/07/2025 14:58

Ardian Ismajli ia jep lamtumirën emocionuese Empolit

Futboll

Gazeta Express

01/07/2025 14:58

Ardian Ismajli është larguar përfundimisht nga Empoli.

Më saktësisht dje, futbollistit kosovar i skadoi kontrata me ekipin italian, i cili nuk arriti të mbijetonte në Serie A në edicionin e fundit.

Dhe, duke e pasur parasysh se kjo skuadër ra në Serie B, përfaqësuesi shqiptar zgjodhi ta mbyllë eksperiencën në ekipin ku luajti për katër vjet, për ta nisur një përvojë të re, shkruan “Gazeta Express”.

Ai e përshëndeti klubin ku u rrit si futbollist përmes një postimi emocionues lamtumire duke i falënderuar të gjithë ata që lidhen me klubin.

“Të dashur empolesë, pas 4 vjetësh rrugëtimi im mbyllet këtu. Në këta 4 vjet nga dita e parë jam ndier në shtëpinë ku jam rritur si futbollit dhe edhe më shumë si person. E falënderoj presidentin Fabrizio Corsi, zëvendëspresidenten Rebecca Corsi dhe të gjithë punëtorët, tifozët, qytetin dhe të gjithë shokët e skuadrës. Kjo nuk është një lamtumirë, është veç një përshëndetje. I juaji ISMA”, shkroi ish-përfaqësuesi U-21 i Kosovës në profilin e tij zyrtar në rrjetin social, Instagram.

28 vjeçari e mbylli aventurën e tij me “Castellani” me 106 ndeshje në përgjithësi.

Sipas të gjitha gjasave, qendërmbrojtësi kosovar do të transferohet në Torino si lojtar i lirë dhe zyrtarizimi mund të ndodh në ditët në vazhdim. /Gazeta Express