Kreu i Aleancës Shqiptare, Arben Taravari, ka publikuar një fotografi me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, i cili po qëndron sot në Maqedoni të Veriut në kuadër të Samitit të liderëve të Ballkanit Perëndimor.
Taravari ka shkruar për Ramn se “është kryeministri që e sjell Evropën kaq afër Ballkanit”, raporton Express.
Në Maqedoni të Veriut ka qëndruar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me të cilin Taravari ka pasur raporte të mira, por që pas një kohe të shkurtër një raport i tillë është shuar.
Taravari madje në një intervistë të fundit ka treguar se s’ka kontaktuar me Kurtin për një kohë të gjatë./Express/