Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën 12-vjeçe, arrestohet 36 vjeçari - Gazeta Express
string(71) "dyshohet-se-abuzoi-seksualisht-me-vajzen-12-vjece-arrestohet-36-vjecari"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 12:29

Dyshohet se abuzoi seksualisht me vajzën 12-vjeçe, arrestohet 36 vjeçari

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 12:29

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Sheqishtë të Patosit, ku Policia ka arrestuar në flagrancë një 36-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij të mitur të moshës 12-vjeçare.

Shtetasi i arrestuar është, Z.M, shkruan euronews.

Nëna e vajzës, 30 vjeç, ka deklaruar për mediat se vajza ishte larguar nga banesa në orën 4 të mëngjesit dhe kishte shkuar te fqinjët, pasi dyshohet se ishte përdhunuar nga babai. Ajo shtoi se vajza kishte qenë e abuzuar sistematikisht që nga mosha 5-vjeçare dhe kishte shfaqur sjellje agresive, por nuk kishte treguar më parë për ngjarjen.

Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Z. M., 36 vjeç, banues në fshatin Sheqishtë, Patos, pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e tij 12 vjeçe. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.”, njofton policia.