Vrasja e Santiago Malkos, dëshmon babai i Leonard Dukës - Gazeta Express
string(54) "vrasja-e-santiago-malkos-deshmon-babai-i-leonard-dukes"

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2025 12:29

Vrasja e Santiago Malkos, dëshmon babai i Leonard Dukës

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2025 12:29

Po mbahet sot në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar seanca gjyqësore për vrasjen e ish-policit Santiago Malko, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2019 në zonën e Xhamllikut në Tiranë.

Të pandehur në këtë proces janë Leonard Duka, kreu i “Klanit Duka”, Erlis Duka, Fatmir Hyseni, Aleksandër Maxhaku dhe Oltian Loga.

Ditën e sotme në seancë është paraqitur për të dëshnuar babai i Leonard Dukës, Muhamet Duka, ndërkohë që Leonard Duka nuk është i pranishëm.

Muhamet Duka mohon të ketë pasur konflikte me Santiago Malkon dhe të njëjtën gjë thotë edhe për djemtë e tij. Gjithashtu Duka thotë se nuk e njeh Ervis Martinajn, mikun e Santiago Malkos dhe askush nuk e ka dhunuar.

Avokatja: A e njihni shtetasin Santiago Malko?

Muhamet Duka: Nuk e njoh dhe nuk kam patur asnjë konflikt. Mesa di unë as djemtë e mi nuk kanë patur konflikt. Në dijeninë time nuk e di nëse kanë patur probleme me Ervis Martinajn, unë nuk e njoh.

Prokurori: Aleksandër Maxhaku e njihni?

Muhamet Duka: Është nipi im, djali i motrës, e thërrasim Leksi, Aleks varet. Kam shumë vite pa e takuar thuajse 6 vjet, nuk e di ku është.

Dritan Again e njoh është nga vendi jonë, një stërmbesa jonë e ka burrë. E kemi deri diku tonin nuk është i huaj. Dritanin e kam parë djemtë e mi si çunat që rrinë. Oltion Lokën e kam parë, e njoh nga lagjja. Ai ka banuar në Shëngjergj. Olti i thërrisnin shkurt, nuk e di me kë rrinte nga çunat. Fatmir Dogja, e kam dëgjuar në televizor. Ilir Selmani e kam dëgjuar në TV por si person nuk e njoh. Blendi Teta, nuk e njoh e kam dëgjuar në media.

Shoqërinë e djemve nuk më ka rënë rasti t’i njoh, unë meresha me tregti me biznesin tim, kam patur një lokal timin te Fresku, punoja unë dhe nusja. Tani jam në pension. Leonardi ka patur punët e veta, me biznesin e tij, me këto lojërat e fatit. Nuk e di me kë bashkëpunonte, nuk i jam përzier në punët e tij ata janë të rritur.

Unë jetoj me bashkëshorten, ata jetonin vetëm me njëri-tjetrin. Ata rrinin me qira, nuk kam pas shkuar tek ata, unë rrija në Fresk, ata vinin te ne.

Unë i kam ndihmuar kur kanë qenë të vegjël kur u rritën filluan jetën e tyre. Kanë qenë të qetë, s’më ka trokitur njeri në derë. Nuk di asnjë gjë për shoqërinë e tyre. Në asnjë mënyrë nuk më ka ndaluar njeri në rrugë. Kam vetëm 2 djem, nuk di ndonjë rast që ata të jenë plagosur. Asnjëherë në jetë nuk ka ndodhur që të më ketë thënë dikush gjysmë llafi. As më ka goditur njeri, asnjëherë.

Prokurori: Jeni në dijeni të një pajtimi mes disa djemve me mbiemër Mumajesi?

Muhamet Duka: E kam dëgjuar si mbiemër, Revelino Mumajesi e kam parë si çun lagjje. Unë e di që djali paguante tatimet në shtet, ishte i rregullt. E kam takuar shumë rrallë.  Ervis Martinajn e kam dëgjuar, as e njoh as e kam parë asnjëherë, në media e kam dëgjuar. Edhe emrin e Santiago Malkos e kam dëgjuar në media.

SPAK: Duhet pak kohë për të përgatitur pretencën.

Ervis Martinaj dhe Leonard Duka njihen për armiqësinë e tyre të betuar, pasi përplasja për biznesin e lojërave të fatit nga ku qarkullonin shuma të mëdha parash, i ktheu në dy armiq me përplasje të ashpra dhe përpjekjet për të eliminuar njëri tjetrin.