Prokurorët gjermanë kanë njoftuar për arrestimin e një shtetasi danez, nën dyshimet se ka spiunuar për Iranin, me qëllim mbledhjen e informacionit mbi objekte dhe individë hebrenj në Berlin.
Sipas tyre, Reuters raporton se personi, i identifikuar si Ali S sipas ligjeve gjermane për privatësinë, kishte survejuar tre objekte në qershor të vitit 2025, si përgatitje për aktivitete të mëtejshme të inteligjencës, përfshirë edhe sulme të mundshme terroriste ndaj objekteve hebraike.
Ndërkohë, sipas revistës Der Spiegel, i dyshuari kishte fotografuar banesa dhe godina, përfshirë selinë e Shoqatës Gjermano-Izraelite, dhe besohet se ka vepruar nën urdhra të Forcës Quds – krahu jashtëkufitar i Gardës Revolucionare Iraniane.
Bëhet e ditur se arrestimi është bërë i mundur me ndihmën e policisë daneze në qytetin Aarhus, ndërsa i dyshuari është transferuar në Gjermani dhe do të dalë para Gjykatës Federale për drejtësi.