Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickoski tha në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor me Bashkimin Europian se janë të vendosur të ecin drejt një të ardhmeje europiane më të fortë, më elastike dhe më të integruar.
Ai tha se rajoni tani “nuk është më një dhomë pritjeje”.
“Rajoni ynë është një pjesë jetësore e Evropës dhe një pjesë integrale e së ardhmes së saj. Ballkani Perëndimor është një rajon i pasur me potencial dhe ambicie, megjithëse shumë shpesh ka narrativa përçarjeje. Por kur shikoj përreth, mund të shoh se ka një histori tjetër. Rajoni përcaktohet nga fryma e tij dhe refuzon të lihet pas dore. Zonja dhe zotërinj, ky Samit i kushtohet një vizioni të përbashkët, një vizioni ku investimet lulëzojnë dhe inovacioni ofron mundësi për të gjithë. Një vizion ku Ballkani Perëndimor nuk është më një dhomë pritjeje, por një rajon që është në zhvillim”, tha Mickoski.