Kadrijaj tallet me VV-në, propozon ‘‘deputetin Albin Kurti’’ si anëtar për komisionin e fshehtë - Gazeta Express
string(90) "kadrijaj-tallet-me-vv-ne-propozon-deputetin-albin-kurti-si-anetar-per-komisionin-e-fshehte"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 11:31

Kadrijaj tallet me VV-në, propozon ‘‘deputetin Albin Kurti’’ si anëtar për komisionin e fshehtë

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 11:31

Time Kadrijaj, deputete e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë seancës konstituive, ka ironizuar duke propozuar deputetin Albin Kurti për anëtar në komisionin zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, komision i cili mundëson zgjedhjen përmes votimit të fshehtë.

Kadrijaj në deklarimin e saj, ironizoi duke thënë se AAK ka ndryshuar qëndrim dhe u kërkoi falje partive të tjera të ish-opozitës.

‘’Ne si AAK kemi ndryshuar qëndrim na vjen keq partitë e tjera ish-opozitare, dhe e kemi një emër për komision. E kemi një emër për komision, dhe për komision e propozojmë deputetin Albin Kurti’’, ka thënë ajo. /GazetaExpress