Kos në Shkup lavdëron Shqipërinë për kapitujt me BE-në, e përmend edhe Kosovën - Gazeta Express
string(77) "kos-ne-shkup-lavderon-shqiperine-per-kapitujt-me-be-ne-e-permend-edhe-kosoven"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 10:19

Kos në Shkup lavdëron Shqipërinë për kapitujt me BE-në, e përmend edhe Kosovën

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 10:19

Komisionerja evropiane për Zgjerim, Marta Kos ka folur në hapjen e samitit BE-Ballkani Perëndimor.

Ajo duke folur për hapjen e tre kapitujve të Shqipërisë me Bashkimin Evropian për gjashtë muaj ka falënderuar kryeministrin shqiptar, Edi Rama për siç tha ajo ndikim në procesin e zgjerimit.

“Nëse vazhdojmë kështu do të mund t’i hapim gjithë kapitujt këtë vit dhe siç thashë dje mezi pres ta festoj hapjen e kapitujve të fundit”, tha Kos, njofton Klankosova.

Ajo mes tjerash foli edhe për rrugën evropiane të Kosovës.

“Zotëri Kurti, ju keni shpenzuar shumë energji në procesin e aderimit në BE”, deklaroi zyrtrja e lartë evropiane në samitin që po mbahet në Shkup të Maqedonisë së Veriut.