Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup: Mbështetje për rrugën Evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut - Gazeta Express
string(107) "rama-takohet-me-ali-ahmetin-ne-shkup-mbeshtetje-per-rrugen-evropiane-te-shqiperise-dhe-maqedonise-se-veriut"

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2025 10:23

Rama takohet me Ali Ahmetin në Shkup: Mbështetje për rrugën Evropiane të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut

Shqiperi

Gazeta Express

01/07/2025 10:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një takim mbrëmjen e së hënës me kryetarin e BDI-së, Ali Ahmeti, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian, që po mbahet në Shkup. Ky takim është cilësuar nga Ahmeti si “vëllazëror”, duke theksuar se mbështetja e tij për procesin e integrimit të Shqipërisë në BE është e pakushtëzuar. Gjithashtu, ai ka bërë të qartë se Maqedonia e Veriut duhet të jetë gjithashtu pjesë e kësaj rruge të pakthyeshme drejt Bashkimit Europian.

“Takim vëllazëror në Shkup me Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, z. Edi Rama, në kuadër të Konferencës për Bashkimin Europian. Në një kohë kur Shqipëria është në një rrugë të pakthyeshme drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, e ritheksuam se edhe Maqedonia e Veriut duhet të jetë pjesë e kësaj rruge. E ardhmja europiane e rajonit është e përbashkët, nuk ka ndarje në këtë proces. Diskutuam për:Kërcënimet serioze ndaj Marrëveshjes së Ohrit;Marrëdhëniet ndëretnike në vend; Rëndësinë e forcimit të raporteve shtetërore mes Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë.Ky ishte një takim i sinqertë, me thellësi politike dhe vëllazërore, në funksion të barazisë dhe perspektivës europiane”, ka shkruar Ahmeti.