Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka akuzuar deputetin Albin Kurtin se ka thirrur takimin me krerët e partive vetëm për të bërë një formalitet, pa marrë parasysh alternativat që kanë ofruar partitë ish-opozitare.
Sipas Kadrijajt, vendimi i Gjykatës Kushtetuese kërkon rikthim te votimi i hapur, por LVV-ja ka vazhduar të veprojë në mënyrë të kundërshtuar dhe nuk ka reflektuar
“Kurti e ka thirr takimin veç me thanë që u thirr, se partitë ish opozitare kanë ofruar alternativa. Vendimi i Kushtetutës ka qenë që ti kthehemi formave të vjetra me votim të hapur, pa konsultime e aprovime si VV. Në kundërshtim me Kushtetutën, VV-ja ka vazhduar në formën e njëjtë dhe nuk ka reflektuar. VV mund ta zhbllokojë, por Kurti dhe partia e tij po e shkelin vendimin e Kushtetutës dhe po e pengojnë konstituimin”, ka thënë ajo për “Front Online”.