Ish-truproja i Presidentit historik të Kosovës, Ibrahim Rugova, Adnan Merovci, ka surprizuar ndjekësit e tij në Facebook me një video të pazakontë. I veshur me uniformën tradicionale të karatesë, Merovci shfaqet duke ushtruar teknikisht disa lëvizje karakteristike të këtij arti marcial japonez.
Në përshkrimin e videos, ai ka shkruar disa terma të njohur për praktikuesit e karatesë.
“Gjakozuki, Ageuke, Udouke, Sotouke, Gedanbaraj, Ojzuki, Ojdaçi, Kibadaçi, Zenkucudaçi, Kokucudaçi… Oss!”
Përveç aspektit sportiv, një detaj që nuk ka kaluar pa u vërejtur është fraza “Vazhdojmë pas 48 orëve!”, e cila, duket të jetë një aludim me ironi ndaj seancave që caktohen cdo 48 orë në Kuvendin e Kosovës.
“Vazhdojmë pas 48 orëve!”, ka shkruar ai.