Insiston VV-ja: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit - Gazeta Express
string(81) "insiston-vv-ja-pdk-ldk-aak-dhe-lista-serbe-po-e-bllokojne-konstituimin-e-kuvendit"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 8:28

Insiston VV-ja: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe po e bllokojnë konstituimin e Kuvendit

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 8:28

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi, ka kritikuar partitë ish-opozitare për pengimin e konstituimit të Kuvendit edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Ai deklaroi se “Vetëvendosja” ka bërë përpjekje për dialog dhe bashkëpunim, por partitë e tjera po bllokojnë procesin.

“Pas vendimit të Gjykatës, LVV bashkë me Kurtin reflektoi duke i thirrur të gjitha subjektet politike, ata nuk duan bashkëpunim dhe emri e mbiemri i bllokuesve të institucioneve të Kosovës janë PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe. Si VV i kemi bërë hapat drejt zhbllokimit, opozita nuk don të zhbllokohet Kuvendi”, u shpreh Thaçi.

Thaçi kërkon që deputetët që nuk marrin pjesë në votim të dërgohen në Gjykatën Kushtetuese.

“LVV duhet ta dërgoj në Kushtetuese të gjithë deputet që nuk marrin pjesë në votim dhe ajo të vendosë se a jam unë që votoj duke shkel Kushtetutën apo ata që nuk votojnë fare”, deklaroi Thaçi. /Frontonline