Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë - Gazeta Express
string(65) "trumpi-e-pret-netanyahun-te-henen-e-ardhshme-ne-shtepine-e-bardhe"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 7:27

Trumpi e pret Netanyahun të hënën e ardhshme në Shtëpinë e Bardhë

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 7:27

Presidenti Donald Trump do ta pres kryeministrin izraelit, Benjamini Netanyahun për bisedime në Shtëpinë e Bardhë të hënën e ardhshme, sipas administratës amerikane.

Vizita vjen në një kohë kur udhëheqësi amerikan ka nisur të intensifikojë përpjekjet ndaj qeverisë izraelite për të ndërmjetësuar një armëpushim dhe një marrëveshje për pengjet, si dhe për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Zyrtari që dha informacion nuk ishte i autorizuar të komentonte publikisht për vizitën që ende nuk është bërë zyrtare, dhe foli në kushte anonimiteti.