Policia e Kosovës vendos sot gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok - Gazeta Express
string(77) "policia-e-kosoves-vendos-sot-gurthemelin-per-stacionin-policor-ne-zubin-potok"

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 6:59

Policia e Kosovës vendos sot gurthemelin për stacionin policor në Zubin Potok

Lajme

Gazeta Express

01/07/2025 6:59

Policia e Kosovës ka njoftuar se me sot, në orën 09:00, në Zubin Potok do të mbahet ceremonia solemne e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri policor. Ky investim është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar sigurinë dhe praninë policore në këtë rajon.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë Ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Svecla.

“Ky stacion policor do të forcojë prezencën e Policisë në Zubin Potok dhe do të përmirësojë sigurinë për qytetarët,” thuhet ne njoftim.