Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë se Sami Lsushtaku e ka luftuar më së shumti atë në zgjedhjet e vitit 2021.
Lladrovci ka thënë në “Debat Plus” se “është i rritur me Sami Lushtakun, dhe i ke pasur aksionet e para të UÇK-së me të”.
Por, ai thotë se “Sami Lushtaku inatin e ka të madh”.
“Zgjedhjet e vitit 2021, një prej njerëzve që më së shumti më ka luftu ka qenë Sami Lushtaku. Me Saminë jam rritur, kam kry aksionet e pare të UÇK-së, tani jemi nis. Me automatik temin ka marrë pjesë Lushtaku në aksion, ai e ka inatin”, ka thënë Lladrovci. /Gazeta Express