Analisti Burim Ramadani e pyeti deputetin e PDK-së Përparim Gruda nëse “PDK e ka ndërmend të bëjë diçka” për situatën bllokuese në të cilën ndodhet vendi.
Deputeti Gruda paralajmëroi për rast të ri në Gjykatën Kushtetuese.
Pjesë nga debati mes tyre:
Ramadani: A keni me lanë (Kurtin), qysh keni me ndalë, çka keni me bo? Apo ndoshta pas zgjedhjeve lokale dikush dorëzohet thotë hajt po e bëjmë Qeverinë Kurti 3 se ky do me kallë Kosovën hajt po ja vazhdojmë…
Gruda: Ne me u dorëzu kurrë. PDK nuk i nënshtrohet këtij shantazhi të paprecedentë në historinë e Kosovës së lirë. Mendojmë që është një situatë e qartë ku të gjithë e shohin që një njeri ka vendosë mi marrë peng institucionet e rrin kryeministër në mënyrë të paligjshme, rrin deputet, e bllokon konstituimin e kuvendit për një emër.
Gjatë bisedës Gruda paralajmëroi për rast të ri në Gjykatën Kushtetuese.
Gruda: Nuk ka me mbetë mjet politik pa u përdorë me u ndalë këtë situatë.
“Nuk e përjashtojmë mundësinë që të ketë edhe një rast të ri në Gjykatën Kushtetuese, e kemi studiu situatën. Mund të prodhojmë një rast të ri në Kushtetuese pas aktgjykimit”, u shpreh Gruda në Pressing në T7, transmeton Express.