Lladrovci: Nuk është aq i pameçëm Memli Krasniqi mos me pranu rezultatin tim, po provon me bo nifar balanci - Gazeta Express
string(105) "lladrovci-nuk-eshte-aq-i-pamecem-memli-krasniqi-mos-me-pranu-rezultatin-tim-po-provon-me-bo-nifar-balanci"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 21:46

Lladrovci: Nuk është aq i pameçëm Memli Krasniqi mos me pranu rezultatin tim, po provon me bo nifar balanci

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 21:46

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, është pyetur për deklaratat e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqi për problemet në degën e Drenasit, dhënë në “Pressing” të T7.

Lladrovci ka thënë në “Debat Plus” se Krasniqi “nuk është aq i pamençur sa mos ta pranojë rezultatin e tij”.

Tutje, Lladrovci ka thënë se qeveria e tij lokale ka qeverisur me duar të pastra, duke thënë se beso që Krasniqi e pranon këtë.

Por, thotë se Krasniqi po përpiqet ta mbajë një balancë.

“Unë nuk besoj që Memli Krasniqi nuk e ka pranu rezultatin tim sepse nuk është aq i pamençur mos me pranu rezultatin. Unë e kam përcjell atë ditë debatin, ai po provon me mbajtë njëfarë balanci”, ka thënë Lladrovci. /Gazeta Express