“Oo si ka numrat – shtyje shtyje – as dreqi nuk din me i ba Kosovës çka dijnë politikanët”, Burim Ramadani i ashpër me Kurtin - Gazeta Express
string(118) "oo-si-ka-numrat-shtyje-shtyje-as-dreqi-nuk-din-me-i-ba-kosoves-cka-dijne-politikanet-burim-ramadani-i-ashper-me-kurtin"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 21:29

“Oo si ka numrat – shtyje shtyje – as dreqi nuk din me i ba Kosovës çka dijnë politikanët”, Burim Ramadani i ashpër me Kurtin

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 21:29

Analisti Burim Ramadani deklaroi në Pressing në T7 se Albin Kurti nuk i ka numrat, prandaj nuk po ndodh konstituimi i Kuvendit. Ai tha se nuk do të ketë as “Qeveri Kurti 3”.

Sipas tij, në këtë situatë Kurti po e shtyen sa më shumë bllokimin menqenëse s’i ka numrat.

“Unë po e shoh që z.Kurti është duke vendosur pengesa të radhës që ka me habitë skenën politike. Edhe kur të vjen puna tek nënkryetarët, sepse edhe tek prishja e komuniteteve joserbe…Nëse ka najkush që i ka përça në Kosovë partitë politike boshnjake është Albini…”, tha Ramadani.

“Është duke vendosë pengesa vetëm me shty e me shty, sepse nuk i ka numrat. Nuk ka qeveri Kurti 3, nuk po mundet me bo, atëhere shtyje e shtyje…Çka dinë politikanët me bo mbrapsht kundër shtetit, as dreqi s’mundet mi bo Kosovës më keq sesa që din politikanët mi bo edhe shembullin e kemi të pastër edhe pas Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, tha Ramadani në Pressing, transmeton Express