Rama komenton kundërkandidatët për kryetar të Prishtinës: Bekë Berishën s'e njoh, e pashë një ditë, m'u duk djalë i mirë - Gazeta Express
string(115) "rama-komenton-kunderkandidatet-per-kryetar-te-prishtines-beke-berishen-se-njoh-e-pashe-nje-dite-mu-duk-djale-i-mire"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 18:01

Rama komenton kundërkandidatët për kryetar të Prishtinës: Bekë Berishën s’e njoh, e pashë një ditë, m’u duk djalë i mirë

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 18:01

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar kundërkandidatët për kryetar të kryeqytetit në një intervistë në Frontal në T7.

Ai tha se iu uron “fat të gjithëve”.

Rama, kandidatin e LVV-së, Hajrulla Çeku e quajti “bllokues total” të projekteve të Komunës.

Për kandidatin e mundshëm të PDK-së, Uran Ismaili, Rama tha: “Ne kemi pasë një bashkëpunim të mirëfilltë gati dy vite me Uranin. Nuk di pse, çka ndodhi. Mirëpo iu uroj fat të gjithëve. Le të fitojë më i miri”.

Kandidatin e AAK-së për kryetar të Prishtinës, Bekë Berisha, Rama tha se nuk e njeh.

“Nuk e njoh. S’mund të komentoj. E pashë në sheh një ditë, ia dhashë dorën, m’u duk djalë i mirë, por nuk e njoh… Kam dëgju që është edhe deputet”, tha ai.

Besa Shahinin, kandidaten e PSD-së për kryetare të Prishtinës tha se e njeh dhe i uroi fat.

“Besën e njoh. Është një vajzë shumë e mirë, e edukuar, në aspektin e arsimit gjithsesi. Kështu që i uroj fat edhe Besës në këtë kampanjën tash dhe është normal një freski me e pasë edhe një grua në garë”.