Arrestohen e suspendohen policët që ushtruan dhunë ndaj qytetarit të prangosur në Klinë - në ndalim 48 orë - Gazeta Express
string(104) "arrestohen-e-suspendohen-policet-qe-ushtruan-dhune-ndaj-qytetarit-te-prangosur-ne-kline-ne-ndalim-48-ore"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 15:13

Arrestohen e suspendohen policët që ushtruan dhunë ndaj qytetarit të prangosur në Klinë – në ndalim 48 orë

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 15:13

Tre policët që e keqtrajtuan fizikisht një qytetar të prangosur në Klinë të shtunën, janë arrestuar dhe suspenduar nga detyra.

Inspektorati Policor tha se në koordinim me Prokurorinë Themelore në Pejë, pas grumbullimit të provave dhe analizimit të tyre, ka arrestuar sot tre zyrtarët policorë, të cilët janë ndaluar për 48 orë.

“Me urdhër të prokurorit të shtetit, tre të dyshuarit (zyrtarë policorë) janë ndaluar për 48 orë për veprën penale “Keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”. Hetuesit e IPK-së me autorizim të Prokurorisë Themelore në Pejë do të ndërmarrin edhe veprime tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast”, thuhet në njoftimin e IPK-së.

Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi tha se viktima e policëve ishte i dyshuar për kanosje dhe “tentimi apo asgjësimi i pasurisë së huaj”, ndërsa ndaj tij është përdorur dhunë edhe pas prangosjes, siç u pa në pamjet e kamerave të sigurisë. Ai tha se policët e përfshirë janë intervistuar sot.