Ismajli do të ndahet sot me Empolin, zbulohet ekipi i ri të cilit mund t'i bashkohet nga nesër - Gazeta Express
string(92) "ismajli-do-te-ndahet-sot-me-empolin-zbulohet-ekipi-i-ri-te-cilit-mund-ti-bashkohet-nga-neser"

Futboll

Gazeta Express

30/06/2025 14:46

Ismajli do të ndahet sot me Empolin, zbulohet ekipi i ri të cilit mund t’i bashkohet nga nesër

Futboll

Gazeta Express

30/06/2025 14:46

Ardian Ismajli do të ndahet sot përfundimisht me Empolin.

Futbollistit kosovar do t’i skadojë kontrata me ekipin e deritashëm, ndërsa do të largohet prej tij pasi Empoli nuk arriti të mbijetonte në Serie A.

E prej nesër, përfaqësuesi shqiptar do të jetë lojtar i lirë, shkruan “Gazeta Express”.

Prandaj, mediat italiane raportojnë se prej 1 korrikut e tutje, qendërmbrojtësi kosovar mund të transferohet në Torino, e cila është më e interesuara për shërbimet e tij.

Gjithnjë sipas mediave të atjeshme, Ismajli do të nënshkruajë kontratë trevjeçare me “Granata”, ndërsa do t’i fitojë 1,1 milion euro në vit.

Derisa tek Empoli paguhej 900 mijë euro në vit, Ismajli kishte mundësi të shkonte në Turqi për ta marrë një rrogë më të madhe, por e preferoi qëndrimin në Serie A, ku ka luajtur me sukses për plot katër vjet me Empolin.

Në total ai i ka zhvilluar 104 ndeshje me këtë skuadër, ndërsa në sezonin e fundit ishte kapiten i ekipit.

Ismajli qe një kohë është bërë pjesë e rregullt dhe e rëndësishme e Kombëtares shqiptare. /Gazeta Express