Nga 1 Korriku nis patrullimi i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në territorin shqiptar - Gazeta Express
string(113) "nga-1-korriku-nis-patrullimi-i-perbashket-mes-policise-se-kosoves-dhe-asaj-te-shqiperise-ne-territorin-shqiptar-1"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 14:41

Nga 1 Korriku nis patrullimi i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, në territorin shqiptar

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 14:41

Në kuadër të sezonit veror dhe rritjes së fluksit të qytetarëve që udhëtojnë nga Kosova drejt Shqipërisë, nga data 1 korrik 2025 do të nisë zyrtarisht patrullimi i përbashkët ndërmjet Policisë së Shtetit dhe Policisë së Kosovës në territorin shqiptar.

Ky zhvillim vjen pas nënshkrimit të një Memorandumi Bashkëpunimi nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, dhe homologu i tij nga Kosova, Kolonel Gazmend Hoxha.

“Qëllimi i këtij bashkëpunimi është forcimi i sigurisë rrugore, menaxhimi më efikas i trafikut në akset kryesore që lidhin të dy vendet, si dhe parandalimi i shkeljeve dhe aksidenteve rrugore gjatë muajve të verës”, thuhet në njoftimin e policisë së shtetit.

Drejtori Proda e cilësoi praninë e kolegëve kosovarë si një mbështetje të çmuar dhe simbol të harmonisë mes dy institucioneve, jo vetëm në fushën e policimit rrugor, por edhe në luftën kundër krimit dhe paligjshmërisë.

Ndërkaq, Kolonel Hoxha u shpreh se pjesëmarrja e policëve të Kosovës në këtë mision është nder dhe përgjegjësi, duke theksuar përkushtimin për një bashkëpunim efektiv dhe në shërbim të qytetarëve.

“Patrullimet e përbashkëta synojnë të lehtësojnë lëvizjen dhe të ofrojnë një ndjenjë më të madhe sigurie për turistët dhe qytetarët që udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar gjatë sezonit turistik”.