Nga 1 korriku kufizohen kreditë, jo më financim 100% të vlerës së shtëpisë! Synohet stabilizim i çmimeve - Gazeta Express
string(101) "nga-1-korriku-kufizohen-kredite-jo-me-financim-100-te-vleres-se-shtepise-synohet-stabilizim-i-cmimeve"

Shqiperi

Gazeta Express

30/06/2025 14:20

Nga 1 korriku kufizohen kreditë, jo më financim 100% të vlerës së shtëpisë! Synohet stabilizim i çmimeve

Shqiperi

Gazeta Express

30/06/2025 14:20

Nga data 1 korrik hyjnë në fuqi rregullat e reja të Bankës së Shqipërisë, të cilat kufizojnë kreditë për pasuri të paluajtshme.

Nga e marta cilido që do të aplikojë për të marrë një kredi për shtëpi, nuk do të ketë mundësi të marrë 100% të vlerës financim nga sektori bankar.

Konkretisht rregullat e reja parashikojnë që blerja e shtëpisë së parë në lekë, mund të financohet deri në 85 % të shumës, ndërsa shtëpia e dytë deri ne 80 %. Nëse kredia do të merret në valutë financimi është edhe më i ulët.

Rregullat e reja përfshijnë dhe këstet mujore.

Për huatë në lekë, kësti mujor i kredisë  nuk mund të kalojë 35-40 % të të ardhurave mujore, ndërsa ato në valutë do të jenë 35-30%. Qëllimi është që të ruhen kredimarrësit nga ekzpozimi i luhatjes së kursit të këmbimit.

Vitet e fundit ka një interes të shtuar të bleres së pronave në vend, nga shtetas të huaj, emigrant apo dhe qytetarë që jetojnë në Shqipëri.

Ky interes shoqërohet me raste edhe me blerje objektesh pa nisur ende  punimet në terren. Banka e Shqipërisë argumenton se të dhënat ekonomike nuk paraqesin ndonjë rrezik të mundshëm për ndonjë krizë në këtë treg.

Por vendimi për shtrëngim të kredive për banesa është një sinjal për të stepur sadopak rritjen e ndjeshme të çmimeve për pasuritë e patundshme që ka përfshirë të gjithë vendin.