Plagosen dy persona në paradën e komunitetit LGBTQ+ në New York - Gazeta Express
string(62) "plagosen-dy-persona-ne-paraden-e-komunitetit-lgbtq-ne-new-york"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 12:31

Plagosen dy persona në paradën e komunitetit LGBTQ+ në New York

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 12:31

Parada e komunitetit LGBTQ+ përfundoi me të shtëna pranë Stonewall Inn, një vend historik në qytetin e Nju Jorkut, të dielën mbrëma, sipas kryebashkiakut Eric Adams, shkruan AbcNews.

“I trishtuar që mësova për të shtënat pranë Stonewall Inn sonte, ndërsa parada e LGBTQ+ po përfundonte,” shkroi Adams në rrjetin X, duke shtuar: “Në një kohë kur qyteti ynë duhet të festojë dhe të gëzojë me anëtarët e komunitetit tonë të larmishëm LGBTQ+, ngjarje të tilla janë shkatërruese.”

ABC News raporton se dy vajza adoleshente u plagosën në këtë incident. Njëra, 16 vjeçe, u qëllua në kokë dhe u dërgua në spital në gjendje kritike. Tjetra, 17 vjeçe, u qëllua në këmbë dhe ndodhet në gjendje stabile në spital.

Sipas raportimeve të para, të shtënat duket se kanë ardhur si pasojë e një konflikti, ndonëse motivi mbetet i paqartë dhe deri tani nuk është bërë asnjë arrestim.