Fermerët të pakënaqur me çmimin e grurit, thirrje për protestë para Ministrisë së Bujqësisë - Gazeta Express
string(90) "fermeret-te-pakenaqur-me-cmimin-e-grurit-thirrje-per-proteste-para-ministrise-se-bujqesise"

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 12:30

Fermerët të pakënaqur me çmimin e grurit, thirrje për protestë para Ministrisë së Bujqësisë

Lajme

Gazeta Express

30/06/2025 12:30

Fermerë nga e gjithë Kosova janë ftuar të marrin pjesë në një protestë më 2 korrik 2025, para objektit të Ministrisë së Bujqësisë.

Kjo siç thonë organizatorët, për të kundërshtuar çmimin prej 17 centë për një kilogram të grurit, vendim që po cilësohet si i padrejtë dhe i papërballueshëm për kushtet aktuale ekonomike.

”Ftohen fermerët nga e gjithë Kosova që të marrin pjesë në protestën e organizuar për datën 2 korrik 2025, e mërkure, para objektit të Ministrisë së Bujqësisë.

Përmes daljes së bujqve para objektit të MBPZHR-së do të shprehet pakënaqësia e thellë për përcaktimin e çmimit prej 17 cent për kilogram të grurit nga ana e Ministrisë së Bujqësisë, gjë që vlerësojmë se është shumë e ulët pas parasysh situatën ekonomike, inflacionin por edhe vështirësitë me të cilat ballafaqohen fermerët kosovarë.

Pasi kjo çështje prek secilin fermer ftojmë që të na bashkoheni sa më në numër”, thuhet në njoftimin e përfaqësuesit të fermerëve të Lipjanit.