Dokumenti i fundit i miratuar në Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET) sjell një diagnostikë serioze për gjendjen politike, institucionale dhe gjeopolitike në Maqedoninë e Veriut. Ai përmbledh një sërë shqetësimesh që lidhen me qeverisjen e brendshme, ndikimet e huaja dhe pengesat në rrugën drejt integrimit evropian.
Raporti nis me ndjeshmëri ndaj viktimave të tragjedisë në klubin e natës në Koçani më 16 mars 2025. Kërkohet një hetim themelor dhe transparent, jo vetëm për të ndëshkuar fajtorët, por edhe për të rishikuar tërësisht legjislacionin për sigurinë publike, çka nënkupton përgjegjësi institucionale të gjerë. Kjo tragjedi është parë si tregues i brishtësisë së institucioneve dhe mungesës së kontrollit dhe përgjegjësisë në administratë.
Një nga kritikat më të forta lidhet me keqmenaxhimin e administratës publike dhe kapjen politike të institucioneve. Parlamentarët evropianë dënojnë:
Kjo situatë e paraqet Maqedoninë e Veriut si një demokraci në rrezik nga praktikave të autokratizimit dhe klientelizmit politik.
Raporti përmban paralajmërime të fuqishme për ndikimin malinj të huaj, sidomos nga Serbia, Hungaria, Rusia dhe Kina:
Në raport vërehet një thellim i polarizimit politik, kalimi i ligjeve me procedura të përshpejtuara në Kuvend, mungesa e transparencës në financimin e partive dhe ndikimi politik mbi reklamimin qeveritar.
Gjithashtu, evidentohet:
Në raport përmendet gjuha maqedonase dhe identiteti, por edhe dilema nëse përpara termit “maqedonase” duhet të shtohet përcaktori “moderne” – një çështje e ndjeshme që pritet të vendoset në seancën plenare të korrikut. Kjo është një koncesion ndaj Bullgarisë, duke reflektuar çështje nga Protokolli dypalësh, i cili vijon të ndikojë agjendën evropiane të Shkupit.
Në fund, dokumenti nënvizon:
Ky raport është një alarm për elitën politike në Maqedoninë e Veriut, që vendi është ende larg përmbushjes së standardeve evropiane. Nëse nuk merren seriozisht reformat, nuk ka përparim të mëtejshëm drejt integrimit në BE. Në vend të përqendrimit në simbolikën e gjuhës apo identitetit, vendi duhet të fokusohet te përmbajtja e demokracisë dhe fuqizimi i institucioneve.
Analizë përgatitur nga Flaka Media Group – për një opinion të informuar dhe të përgjegjshëm.