Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar ashpër pas shtyrjes së seancës së parë në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dosjen “Partizani”. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha e cilëson procesin si “politik” dhe një “piramidë mashtrimi”, duke theksuar se qëllimi i tij është të discreditohet opozita.
Reagimi i tij vjen pas disa seancash që janë shtyrë për shkak të mungesës së palëve përkatëse. Berisha ka akuzuar institucione të drejtësisë për përfshirje në skenarë të organizuar që, sipas tij, kanë për qëllim të sulmojnë Partinë Demokratike dhe figurat kryesore të saj.