Dion Gallapeni është futbollist i ri i ekipit RTS Widzew Lodz.
Klubi polak e ka prezantuar sot në mënyrë të veçantë talentin kosovar.
“Dioni është me ne tash”, shkroi klubi polak në faqen zyrtare në rrjetet sociale,
Futbollisti i deridjeshëm i FC Prishtinës ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin e ri, respektivisht deri në verën e vitit 2029.
Futbollisti i krahut të majtë e kishte një porosi për tifozët e klubit të tij të ri gjatë prezantimit.
“Përshëndetje tifozë të Widzew, unë jam Dion Gallapeni, mezi pres t’ju shoh në stadium”. /Gazeta Express