Thirrje për protesta tjera - barrikada në kryqëzime në Zemun: Arrestoni Vuçiqin! - Gazeta Express
string(76) "thirrje-per-protesta-tjera-barrikada-ne-kryqezime-ne-zemun-arrestoni-vuciqin"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 20:10

Thirrje për protesta tjera – barrikada në kryqëzime në Zemun: Arrestoni Vuçiqin!

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 20:10

Studentët serbë në bllokadë u kanë bërë thirrje njerëzve të vijnë në një protestë para Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd sonte në ora tetë të mbrëmjes.

“Dje pamë dhunë brutale policore. Miqtë dhe shokët tanë u rrahën deri në humbjen e vetëdijes, policia nuk lejoi as të kalonte një ambulancë. Një numër i madh qytetarësh u arrestuan, përfshirë shumë studentë. Sot kemi një protestë para Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në orën njëzet dhe u kërkojmë të gjithë qytetarëve të qëndrojnë dhe ta mbështesin luftën deri në fund.

Ky nuk është momenti për t’u tërhequr. Prania juaj do të thotë siguri, mbështetje, një shans për liri për dikë. Kjo është arsyeja pse ju bëjmë thirrje të qëndroni me ne”, shkruan studentët në bllokadë.

Policia serbe ka arrestuar sot dy studentë me akuzat se po planifikonin sulm ndaj institucioneve shtetërore.

Studentët filluan të mblidheshin para Fakultetit të Bujqësisë në Zemun, pasi u publikua informacioni se dy nga kolegët e tyre ishin ndaluar. Ata kanë bllokuar qendrën e Zemunit duke vendosur gardhe metalike, kontejnerë, goma, si dhe kanë bërë thirrje për arrestimin e presidentit Aleksandar Vuçiq, raporton KosovaPress.

Kryeprokurori Publik i Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd, Nenad Stefanoviq, njoftoi se të gjithë ata që sulmuan pjesëtarët e policisë dhe institucionet serbe gjatë protestës në Beograd të shtunën do të identifikohen dhe do të ndiqen penalisht në përputhje me ligjin.

Studentët në bllokadë po protestojnë që pas shembjes së një tende hekurudhore më një nëntor të vitit të kaluar në Novi Sad që la të vdekur gjashtëmbëdhjetë persona. Ata ia kanë dhënë ultimatum Vuçiq të shpallë zgjedhjet e parakohshme mbrëmë deri në orën njëzetenjë, por ky i fundit ka hedhur poshtë kërkesat.

Marinika Tepiq, nënkryetare e Partisë për Liri dhe Drejtësi (SSP), njoftoi se të gjithë qytetarët që e gjejnë veten nën sulmin e regjimit mund të kontaktojnë ekipin ligjor të SSP-së.

“Regjimi gjuan studentët në rrugë dhe i arreston ata me akuza për krimet më të rënda të përmbysjes së rendit kushtetues, sikur të ishin terroristët më të këqij. Ne i dënojmë këto lëvizje të diktatorit me fjalët më të ashpra”, tha ajo.