Nga 1 korriku 2025, pensioni statutor në Gjermani do të rritet mesatarisht me 3.74%, duke sjellë një shtesë prej rreth 66 eurosh në muaj për pensionistët, shkruan The Local, transmeton albinfo.ch.
Në mënyrë të veçantë, pensioni i viktimave – ish-të burgosurve politikë në ish-Gjermaninë Lindore – do të rritet me 70 euro deri në 400 euro në muaj.
Megjithatë, rritja e pensioneve sjell edhe pasoja fiskale: për shkak të shtimit të të ardhurave, rreth 73,000 pensionistë do të kalojnë pragun e zbritjes bazë tatimore prej 12,096 eurosh në vit dhe do të duhet të paraqesin deklaratë tatimore, duke përfshirë edhe mundësinë e pagesës së taksave.
Pensionistët që fillojnë të marrin pension në vitin 2025 do të preken veçanërisht, pasi pjesa e taksueshme e pensionit të tyre do të rritet në 83.5%, transmeton albinfo.ch.