Bahtiri "negocion" me deputetet e Nismës, në mungesë të Limajt - cfarë tha Arbëreshë Krasniqi më pas - Gazeta Express
string(95) "bahtiri-negocion-me-deputetet-e-nismes-ne-mungese-te-limajt-cfare-tha-arbereshe-krasniqi-me-pas"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 14:45

Bahtiri “negocion” me deputetet e Nismës, në mungesë të Limajt – cfarë tha Arbëreshë Krasniqi më pas

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 14:45

Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri është angazhuar në një diskutim me deputet e Nismës, Xhevahire Izmaku dhe Arbëreshë Kryeziu para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit sot.

Pas bisedimeve me to, ai u pa duke shkuar te kryetari i LVV-së, Albin Kurti.

Deputetja Krasniqi nuk tregoi se çfarë diskutuan me Bahtirin, kur u pyet për këtë më pas.

“Diskutimi kur bëhet nuk nënkupton që kërkon diçka. Kemi trajtuar, kemi trajtuar…. Unë jam e bindur që ka deputetë edhe në Lëvizjen Vetëvendosje që janë të shqetësuar me këtë situatë dhe në bashkëbisedime për shqetësimet dhe pamundësitë e konstituimit të Kuvendit, sigurisht se unë mendoj që kjo është tama dhe qëllimi që duhet t’i bashkojë deputetët e Kuvendit të Kosovës”, tha ajo.

Krasniqi tha se kryetari i partisë, Fatmir Limaj, i cili mungoi sot në Kuvend, ka deklaruar se zgjidhja bëhet “vetëm në tavolinën e bisedimeve”.

“Pa u ulë, pa i diskutu temat, dhe pa i trajtu me sinqeritetin dhe me idenë që për me ia dhënë Republikës së Kosovës më të mirën, nuk bëhet zgjidhja”, tha deputetja.

Deputetja Izmaku, ndërkaq, tha para vazhdimit të sencës sot se “kur s’ke numra, duhet të ulesh të bisedosh me subjektet politike dhe ta gjesh një konsensus”.

Takimi i djeshëm i liderëve të partive politike, ajo tha se “vetëm e ka shpërfaqur edhe njëherë nevojën për komunikim më të zgjeruar politik”.

“Të besojmë që do të prodhojë diçka tjetër, sepse ka qenë vetëm takimi i parë”, tha ajo.