Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se në LVV, aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese po i interpretojnë ekonomistët, duke iu referuar ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati.
Ai e quajti “të tmerrshme” në LVV po “insistojnë që të vazhdojnë njëjtë edhe pas publikimit të aktgjykimit që tashmë është në fuqi”.
“Për ata që nuk kuptojnë, ka nevojë sqarim, dhe është e qartë që Lëvizja Vetëvendosje nuk po kupton, se këtyre edhe interpretimin e aktgjykimit të Kushtetueses po ua bëjnë ekonomistët, sepse juristët i kanë me atë mentalitetin e shpejtësisë së vajin në tepsi, kështu që e dimë që as juristat nuk i kanë që kuptojnë”, tha Krasniqi.
Ai tha se të gjithë profesionistët, edhe jashtë partive politike, po e interpretojnë aktgjykimin “njëjtë”.
“Por më fal, krejt profesionistët e mundshëm, ish gjyqtarë të Gjykatës Kushtetuese, e të shoqërisë civile – hiqnani neve – e kanë qëndrimin dhe interepretimin e njëjtë. Vetëm Lëvizja Vetëvendosje e ka interpretimin e vetë, e ka realitetin e vetë”.
Murati tha sot se juristët e PDK-së dhe LDK-së që po e interpretojnë akgjykimin e Kushtetueses për konstituimin e Kuvendit “nuk kanë shumë njohuri”.