Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu, ka folur për seancën e Kuvendit të Kosovës, ku Vlora Çitakut, Hykmete Bajrmait e Time Kadrijat ju ndëpre fjala nga kryesuesi i seancës Avni Dehari.
Ajo tha se kjo nuk është demokraci e as frymë kushtetuese.
“Vlora Çitakut, Hykmete Bajramit dhe Time Kadrijajt, ju mohua e drejta të flasin në foltoren e Kuvendit. Në vend të fjalës, dëgjuam urdhra: “Vetëm propozim! Për debat nuk ka. Përndryshe… sigurimi.” Kjo nuk është demokraci”.
“Kjo nuk është as fryma e Kushtetutës, as respekt ndaj qytetarëve që kanë votuar për përfaqësim të barabartë. Gjykata Kushtetuese ka folur qartë: Kuvendi duhet të konstituohet brenda 30 ditëve. Por në vend të bashkëpunimit, po shohim bllokim, arrogancë dhe përpjekje për ta kthyer votën ne farsë”, ka thnnë Deliu. /Gazeta Express