Lushaku Sadriu: U cenua rendi kushtetues i vendit me instruksione të Kurtit dhe me udhëheqje të Deharit - Gazeta Express
string(102) "lushaku-sadriu-u-cenua-rendi-kushtetues-i-vendit-me-instruksione-te-kurtit-dhe-me-udheheqje-te-deharit"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 12:03

Lushaku Sadriu: U cenua rendi kushtetues i vendit me instruksione të Kurtit dhe me udhëheqje të Deharit

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 12:03

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu tha se sot “u cenua rendi kushtetues i Kosovës, nga partia më e madhe, me instruksione nga deuteti Albin Kurti dhe me udhëheqje nga Dehari”.

Ajo tha se pavarësisht se në vendimin e Gjykatës Kushtetuese “u sqarua aspekti juridik i funksionimit të Kuvendit”, deputetët e LVV-së nuk po e respektojnë atë.

Lushaku Sadriu kërkoi reflektim nga LVV-ja që “të procedojë me rendin e konstitiimit të Kuvendit, të aprovuar në Kryesinë e Kuvendit”.

“Janë duke treguar që mënyrën e funksionimit e kanë të një analfabetizmi politik. Nuk i dinë parimet bazike të demokracisë”, tha ajo.