Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se kryeministri në detyrë Albin Kurti “e ka ndarë mendjen që ta bëjë keq e më keq”.
Pas dështimit të radhës të seancës, ai tha se Kurti nuk ka interesim të zgjidh asgjë.
Sipas tij Kuvendi duhet të kthehet në kushtetueshmëri, duke nënkuptuar votim të hapur.
“Ky e ka nda mendjen me bë me keq Kosovën, është problem me këtë njeri. Unë nuk kam pse me u taku sepse ai po bën lojë”.
“Ne këtu ishun në seancë e kërkon një konsult para seancës pardje, ai qëndroi në sallë dhe nuk erdhi në takim të kryesuesi, aty shihet se ai nuk ka qëlim me zgjidh – por vetëm më bë më keq e më keq”, tha Haradinaj. /Gazeta Express