Deputeti i LDK-së: Kur partia fituese s'është në gjendje ta zgjidhë një ngërç parlamentar, s'është në gjendje as të qeverisë - Gazeta Express
string(120) "deputeti-i-ldk-se-kur-partia-fituese-seshte-ne-gjendje-ta-zgjidhe-nje-ngerc-parlamentar-seshte-ne-gjendje-as-te-qeverise"

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 11:07

Deputeti i LDK-së: Kur partia fituese s’është në gjendje ta zgjidhë një ngërç parlamentar, s’është në gjendje as të qeverisë

Lajme

Gazeta Express

29/06/2025 11:07

Deptueti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi tha se “kur fituesi i zgjedhjeve nuk është në gjendje ta zgjidhë një ngërç parlamentar në Kuvendin e Kosovës, nuk është në gjendje as ta qeverisë vendin”, ndërsa i referohej Lëvizjes Vetëvendosje para vazhdimit të seancës konstituive sot.

“Do me thënë, kjo nuk bëhet pa marrëveshje politike, e marrëveshja politike normalisht bëhet me pjekuri politike dhe jo me inate politike”, tha ai.

Xhaferi i bëri thirrje LVV-së që të kthehet në rendin e mëhershëm të ditës së seancës konstituive, duke shmangur propozimin për votim të fshehtë.

“Nga ky ngërç dilet jo me inate, por me bashkëpunim. Lëvizja Vetëvendosje duhet ta bëjë hapin e radhës që në këtë seancë të mos e sjell votimin e fshehtë”, tha ai.