Sulmi i Izraelit në burgun Evin në kryeqytetin e Iranit, Teheran, më 23 qershor vrau 71 persona, tha të dielën zëdhënësi i gjyqësorit iranian, Asghar Jahangir.
Në fund të një lufte ajrore me Iranin, Izraeli goditi burgun më famëkeq të Teheranit për të burgosurit politikë, në një demonstrim se po zgjeronte objektivat e tij përtej centraleve ushtarake dhe bërthamore për të synuar simbolet e sistemit qeverisës të Iranit, ka raportuar Reuters, transmeton Gazeta Express.
“Në sulmin ndaj burgut Evin, 71 persona u martirizuan, përfshirë stafin administrativ, të rinjtë që kryenin shërbimin ushtarak, të paraburgosurit, anëtarët e familjeve të të paraburgosurve që po i vizitonin dhe fqinjët që jetonin në afërsi të burgut”, tha Jahangir në komentet e transmetuara në median e gjyqësorit Mizan.