Gittens kryen testet mjekësore te Chelsea - Gazeta Express
string(41) "gittens-kryen-testet-mjekesore-te-chelsea"

Futboll

Gazeta Express

29/06/2025 9:35

Gittens kryen testet mjekësore te Chelsea

Futboll

Gazeta Express

29/06/2025 9:35

Chelsea është shumë pranë prezantimit të përforcimit të radhës për merkaton e verës. Jamie Bynoe-Gittens ka përfunduar pjesën kryesore të testeve mjekësore si lojtar i ri i klubit londinez, duke përmbyllur një nga transferimet më të rëndësishme të ditëve të fundit.

Sulmuesi i talentuar anglez, i cili ka spikatur me paraqitjet e tij te Borussia Dortmund, tashmë ka kaluar në fazën finale të transferimit, me marrëveshjen totale prej 55 milionë funte tashmë të përfunduar midis dy klubeve.

Chelsea ka qenë në ndjekje të Bynoe-Gittens prej kohësh dhe e sheh atë si një investim strategjik për të ardhmen, por edhe një alternativë të menjëhershme për repartin ofensiv. Klubi po punon për të mbyllur detajet e fundit, përpara prezantimit zyrtar që pritet në ditët në vijim.

Me këtë lëvizje, Chelsea vazhdon të ndërtojë një skuadër të re, të mbështetur te talentet e rinj, duke e konfirmuar qasjen e tyre afatgjatë në tregun e transferimeve.