Anglia është kampione e Europës me grupmoshën U21.
“Tre Luanët” e rinj arritën që në finale ta mposhtin Gjermaninë U21 me rezultat 3:2 pas vazhdimeve, shkruan Gazeta Express.
Harvey Elliott kaloi anglezët në epërsi qysh në minutën e pestë të ndeshjes.
Hutchinson e dyfishoi avantazhin e “Albionëve në të 24-tën.
E futbollisti me origjinë shqiptare, Nelson Ëeiper arriti të shënonte në fundin e pjesës së parë për 1:2.
Në të 61-tën, Nebel realizoi për 2:2, e që ishte edhe epilogu i kohës së rregullt.
Me të nisur vazhdimet, Anglia arriti të kalonte në epërsi me Roëe.
Deri në fund, më nuk pati rrjeta të tundura dhe goli i Roëe ia dha titullin e kampiones së Europës për U21 Anglisë.