Nico Williams ia vendos një kusht Barcelonës për ta transferuar - Gazeta Express
string(63) "nico-williams-ia-vendos-nje-kusht-barcelones-per-ta-transferuar"

Futboll

Gazeta Express

28/06/2025 23:07

Nico Williams ia vendos një kusht Barcelonës për ta transferuar

Futboll

Gazeta Express

28/06/2025 23:07

Sipas raportimeve nga gazeta spanjolle Marca, Nico Williams i ka kërkuar Barcelonës garanci të qarta që ai do të jetë i regjistruar në La Liga që nga fillimi i sezonit 2025/2026, përpara se të finalizojë transferimin e mundshëm në “Camp Nou”.

Kërkesa e sulmuesit spanjoll vjen në një kohë kur Barcelona vazhdon të ketë sfida financiare dhe kufizime në kuadër të rregullave të “fair-play”-it financiar të La Ligës.

Kjo ka bërë që lojtarët e interesuar për t’u bashkuar me klubin të kërkojnë siguri në lidhje me regjistrimin e tyre në kohë.

Williams, i cili aktualisht është pjesë e Athletic Bilbaos, shihet si një nga objektivat kryesorë të Barcelonës për të forcuar krahët e sulmit. Megjithatë, përparimi i negociatave do të varet shumë nga aftësia e Barcelonës për t’i garantuar një vend të sigurt në skuadër dhe regjistrim të menjëhershëm në kampionat.

Klubi katalanas tashmë ka nisur punën për të përmbushur kriteret e nevojshme dhe për të bindur lojtarin që t’i bashkohet projektit të ri në “Camp Nou”.